Pse është I rëndësishëm roli i psikologut në trajtimin e fibromialgjise?

Pse është I rëndësishëm roli i psikologut në trajtimin e fibromialgjise?

Sepse është një person që bashkëjeton me dhimbjen nonstop dhe së pari ka nëvojë të flasë me një profesionist të shëndetit mendor sesi ai ndjehet.

Pasi, shpesh herë si rezultat I sëmundjes, pacientët ndjejnë ankth për të nesermen si dhe depresion. Këta individë përvec dhimbjes trupore kanë dhe mungesë të lartë kuptueshmërie të sëmundjes nga familjarët. Nga studimet e kryera rezulton se, shumica e pacientëve shikohen si pa vullnet, “Dembel për punet e shtepisë” apo raportojnë se nuk munden të mbajnë një punë full time nga dhimbjet e forta të trupit. Psikoterapia mund te ndihmoje që pacienti të ndryshojë stilin e jetesës, mund ti ndihmojë sesi të menaxhojë simptomat dhe të përmirësojë cilësinë e jetës nga këto dhimbje të ashpra.

 

A ka profesionistë të tjerë përcec mjekëve që mund ta trajtojnë fibromialgjinë?

A ka profesionistë të tjerë përcec mjekëve që mund ta trajtojnë fibromialgjinë?

Po përvec mjekëve që në fakt është hallka e parë më e rëndësishme në diagnostifikim dhe trajtim, për këtë sëmundjë mund të ndihmojnë një ekip multidisiplinar.

  • Një psikoterapist mund ti vijë shumë në ndihmë një personi që vuan nga kjo sëmundje, me terapi konjitive-bihejviorale, me teknika relaksimi, dhe psikoterapi për të pranuar sëmundjen e për të mësuar se si të bashkëjetojë me të.
  • Një fizioterapist gjithashtu i mëson pacientit ushtrimet  streching-u për të rritur rezistencën muskulore dhe për të pakësuar dhimbjen.
A ka mjekim për fibromialgjinë? Si trajtohet kjo semundje?

A ka mjekim për fibromialgjinë? Si trajtohet kjo semundje?

Fibromialgjia është një sëmundje ende sfiduese për t’u trajtuar dhe nuk është gjendur ende kura e posacme, por ilaçe si analgjeziket dhe antidepresivet janë trajtimet kryesore të përdorura derisa të jetë gjendur kura adeguate.

Jo cdo lloj antiderpresivi I jep zgjidhje nje pacienti, po shihet ecuria deri në përshtatjen e plotë të mjekimit me pacientin.

Për të kompensuar efektet negative mund të nevojiten kura që përmirësojnë cilësinë e çlodhjes natën. Edhe gjendja depresive apo ankthi duhet të trajtohen nën supervizimin mjekësor.

Individi që ka simptoma të fibromialgjisë a merr diagnozë direkte nga mjeku i familjes?

Individi që ka simptoma të fibromialgjisë a merr diagnozë direkte nga mjeku i familjes?

Në fakt, kjo gjendje mund të jetë e vështirë të kuptohet edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Pacientët enden për një diagnozë nga disa muaj deri në disa vite, pasi vetem vitet e fundit është bërë e njohur në Shqipëri.

Këto shifra janë alarmante pasi kjo ndikon dhe në buxhetin e familjes, ku individi endet për një diagnozë duke bërë analiza pafund në këtë drejtim, me kosto psikologjike dhe emocionale.

Disa simptoma duke qenë të zakonshme për patologji të tjera, mund të ngatërrojnë mjekun e familjes duke vonuar formulimin e një diagnoze korrekte.

Simptomat e kësaj sëmundje mund të keqintepretohen me ato të gjendjeve të tjera dhe nuk ka ndonjë test për të konfirmuar diagnozën dhe si rezultat shpesh diagnostikohet gabimisht.

A ka statistika nëse kjo sëmundje prek më shumë femrat apo meshkujt dhe në cilën moshë ka më tepër diagnozë të sëmundjes?

A ka statistika nëse kjo sëmundje prek më shumë femrat apo meshkujt dhe në cilën moshë ka më tepër diagnozë të sëmundjes?

Referuar statistikave mbi 80% e indvidëve të diagnostikuar me fibromialgji janë femra.

Megjithatë, meshkujt dhe fëmijët po ashtu mund ta kenë këtë sëmundje.

E thene me fjalë të tjera raporti është 9:1, pra për 9 femra të diagnostikuara kemi një mashkull të diagnostikuar.

Shumica e individëve diagnostikohet gjatë moshës së mesme 35-50.

Cilat janë arsyet që shkaktojnë fibromialgjinë?

Cilat janë arsyet që shkaktojnë fibromialgjinë?

1.Fibromialgjia mendohet se mund të shkaktohet nga një ngjarje traumatike apo stresi kronik.

2.Viruset/infeksionet mund të kenë efekte afatgjata në sistemin imunitar dhe mendohet se mund të ndikojnë në shfaqjen e fibromialgjisë.

Shkencëtarët spekulojnë se viruset në trup ngjiten në qelizat e trurit dhe kontribuojnë në reagimin e amplifikuar të dhimbjes.

3.Gjithashtu, mendohet se ndikon intoleranca ushqimore si psh intoleranca ndaj glutenit.

4.Rritja e tepert e kandidas apo mykut në traktin intensinal.

5. Mungesa e aktivitetit fizik dhe stili sedentar i jetesës.

6.Mungesa e vitaminave, si nivelet e ulta të vitaminës D, vitaminës B12, dhe magnesiumit.

7.Toksiciteti i mërkurit në mbushjet dentare të dhëmbëve, etj.

Si mund dallohet që kemi një pacient me fibromialgji dhe jo një sëmundje tjetër të përafërt?

Si mund dallohet që kemi një pacient me fibromialgji dhe jo një sëmundje tjetër të përafërt?

Doktori I cili merret me diagnozën e fibromialgjisë është një mjek që bën një diagnozë të mirë diferenciale, pasi fibromialgjia mund të ketë simpotma të përafërta me sëmundje të tjera kronike apo të jetë komorbide (pra bashkëshoqëruese) si:

  • sindroma e lodhjes kronike;
  • sëmundja inflamatore e zorrëve,
  • lupusi
  • artriti rheumatoid, etj
  • hiperteroidizem
  • apnea e gjumit
  • semundja laim
Cfarë është Fibromialgjia dhe cilat janë simptomat kryesore të saj?

Cfarë është Fibromialgjia dhe cilat janë simptomat kryesore të saj?

Fibromialgjia është një gjendje afatgjate kronike, e cila shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka, lodhje të përgjithshme, probleme me gjumin.

Ajo konsiderohet si një çrregullim i indeve të buta, ku individët ndjejnë dhimbje dhe djegie të lokalizuar në pika specifike në trup si: në qafë, kraharor, shpinë, vithe, krahë ose këmbë.

Individet me fibromialgji po ashtu mund të kenë simptoma të tjera, si:

  • Dhimbje koke
  • Vuajtje gjatë periudhës menstruale
  • Mpirje në duar dhe në shputa në formë shpimi
  • Probleme me të menduarit apo memorien etj
  • ndryshime humori paaftësi për të kryer aktivitete të përditshme
  • rritje të frekuencës së urinimit