Pse është I rëndësishëm roli i psikologut në trajtimin e fibromialgjise?
Sepse është një person që bashkëjeton me dhimbjen nonstop dhe së pari ka nëvojë të flasë me një profesionist të shëndetit mendor sesi ai ndjehet.
Pasi, shpesh herë si rezultat I sëmundjes, pacientët ndjejnë ankth për të nesermen si dhe depresion. Këta individë përvec dhimbjes trupore kanë dhe mungesë të lartë kuptueshmërie të sëmundjes nga familjarët. Nga studimet e kryera rezulton se, shumica e pacientëve shikohen si pa vullnet, “Dembel për punet e shtepisë” apo raportojnë se nuk munden të mbajnë një punë full time nga dhimbjet e forta të trupit. Psikoterapia mund te ndihmoje që pacienti të ndryshojë stilin e jetesës, mund ti ndihmojë sesi të menaxhojë simptomat dhe të përmirësojë cilësinë e jetës nga këto dhimbje të ashpra.