Jonida Ucaj

Unë quhem Jonida Ponari, gëzoj 18 vite eksperiencë si Psikologe Klinike dhe Këshilluese. Jam psikologe e licensuar nga Urdhri i Psikologut me nr. License 396.

Gjithashtu, kam lektruar si asistente pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, për lëndë si: “Psikologjia Anormale, Psikologjia e Shëndetit, Psikologjia Sportive, si dhe kam ndjekur Praktikat e Studentëve” si dhe mësuese gjimnazi për lëndën e psikologjisë.

Kam kontribuar me artikuj shkencorë në fushën e psikologjisë, dhe për 1 vit kam publikuar shkrime në Revistën Psikologjia si dhe në Gazetën Koha Jonë

E pasionuar për transformimin pozitiv të shëndetit mendor të individëve.

Specialitete

  • Çrregullimet e Ankthit (PTSD, Fobi, Ankth Social, Çrregullimin e Panikut dhe Agorafobinë, OCD)
  • Çrregullimet e të ngrënit (Anoreksinë nervore dhe buliminë)
  • Obezitet
  • Çrregullimet e humorit apo të gjëndjes shpirtërore
  • Rritjen e reziliencës ndaj stresit
  • Traumat e ndryshme gjatë jetës
  • Zinë /zinë e komplikuar
  • Ndjenjat e turpit/Fajit
  • Rritje të vetvlerësimit
  • Vendosje dhe arritje të qëllimeve specifike
  • Diagnostifikim lidhur me zhvillimin konjitiv dhe psikosocial (nga mosha parashkollore deri ne adoleshencë)
  • Trajtim për fëmijët/adoleshentë me çrregullime në sjellje
  • Diagnostifikim dhe trajtim për të rriturit (e moshës së hershme, mesme) si dhe te moshuarit
  • Trajtim të marrdhënieve në krizë (terapi në çift)
  • Terapi familjare
  • Këshillim ndaj prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe

Tel: 0686077330

Email: jonidaponari@yahoo.com